E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banaliteti nuk është art!
Publik News

Banaliteti nuk është art!

Shiko kush luan!  

Vulgariteti nuk është art. Arti nuk është vulgar.
Mediokriteti nuk është art. Arti nuk është mediokër.
Banaliteti nuk është art. Arti nuk është banal.

Post Scriptum- Mjaft bëtë porno me artin!

***

Top Channel-i po e emetoka njëfarë spektakli “shiko kush luan”. Në një vegëz – që për shkaqe shëmtie dhe etike nuk po e postoj – arrita të shoh tani për të satën herë, se si degradohet qenia njerëzore përmes fetishit të trupit femëror dhe pornografizimit të spektaklit mediatik. Imagjinoni vegëza quhet “hot video”. Një vajzë futet në vaskë, mu në mes të studios, dhe bën skena të një pornografie të stisur snobiste! E shkreta, s’di a e ka idenë se çfarë bën? Duartrokitet nga publiku voajerist. Garuesit, dukeshin të habitur, e ca të entuziazmuar që jargaviteshin. Moderatorja zgërdhihet e hungëriset duke “shkelë” mbi trupin e një femre. Çfarë shëmtie, çfarë gërdie! Nuk e di a ka institucion mbikëqyrës në Shqipëri që sanksionon këto gjëra, por ama, me këtë trend spektaklesh, po degradoni qenien njeri duke na ngulfatur në obsesionin e zhvatjes së trupit femëror si objekt skllavërie. Edhe më keq se kaq, përmes pornografisë po e vrisni brutalisht Erosin!

Latif Mustafa

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.