E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij!
Lajme

“Banda Avdyli”: Ne na ka pru Zoti me pastru robt e këqij!

Në dosjen hetimore të SPAK, zbardhur nga përgjimet e platformës së enkriptuar SkyEcc, dalin në dritë biseda tronditëse mes Ermir Dedjes dhe Elidon Avdylit, pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal. Më 21 tetor 2020, Dedja deklaron se e sheh veten si një “misionar të dërguar nga Zoti” për të pastruar shoqërinë nga njerëzit e këqij.

“Ne na ka prurë Zoti me maru robt e këqij, me pastru terrenin që të rritet brezi i ri me qytetarizëm të mirë pa negativa vërdallë”, thuhet në bisedën e shkëputur nga përgjimet e SkyEcc.

Biseda daton më 21 tetor 2020 mes Ermir Dedjas dhe Elidon Avdylit.

Në bisedat e tjera, Dedja flet hapur për përgatitje konkrete për vrasje, duke përmendur mbushjen e karikatorëve me fishekë, pastrimin e armëve dhe ndjekjen e objektivit që nga konteksti dyshohet të jetë shtetasi Edmir Bregu. Mesazhet tregojnë një përfshirje të thellë në veprimtari kriminale të mirëorganizuar, me kontroll të përditshëm në qytetin e Durrësit dhe koordinim të qartë mes anëtarëve të grupit për kryerjen e atentateve.

Komunikimet e ruajtura në SkyEcc përshkruajnë një situatë ku dhuna dhe krimi përshkruhen si mision “moral” nga vetë autorët, ndërsa SPAK i konsideron këto prova kyçe në hetimin e rrjetit kriminal që vepronte në Durrës. Hetimet vazhdojnë për të dokumentuar lidhjet mes këtij grupi dhe ngjarjeve të tjera të rënda kriminale në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.