“Banda e Edi Ramës”, PD nxjerr fotot: Ja policët e infiltruar në protestë, dhunuan e…
Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Kelliç ka denoncuar praninë e policëve të infiltruar gjatë protestës së sotme të opozitës.
Në një postim në facebook, ku ka publikuar edhe disa foto, Këlliçi i ka cilësuar policët e infiltruar sipas tij, si “banda e Edi Ramës”, ndërsa shton se ata dhunuan e ndaluan nëpër komisariate studentët që kishin dalë për të protestuar.

Postimi i plotë:
Shihini mire!
Keta jane banda e Edi Rames qe perndjekin te rinjte dhe qytetaret qe protestojne dhe qe vetem sot kane arrestuar 35 qytetare e studente.
Serish dhe sot pa asnje shenje identifikuese te policise se shtetit, dhunuan e ndaluan neper komisariate studentet qe kishin dale per te protestuar per tarifa me te ulta ne universitete dhe kushte me te mira ne konvikte.
Shihini serish shume mire. Mbajini mend dhe mos i harroni! Koha kur do marin ate qe meritojne eshte shume e shpejte!








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



