E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bandat shqiptare  e joshën kurdin  30-vjeçar dhe më pas e vranë
Lajme

Bandat shqiptare e joshën kurdin 30-vjeçar dhe më pas e vranë

Çfarë u zbulua në përgjime

Bashkëshortja e një të riu që u vra nga bandat e drogës në Britani, ka folur në gjykatë duke thënë se ai ishte ngatërruar me disa shqiptarë.

Bëhet fjalë përHamauand Ali Hussein, kurdi që shërbente si shofer. Gruaja e tij, Jennifer Buller tha se Ali nuk ishte aq i përfshirë në rrjet, edhe pse u gjet i vrarë me armë në një shtëpinë Hartlepool, kur dyshohet se u josh atje nga anëtarët e bandës shqiptare të drogës.

Nëna e dy fëmijëve i tha gjykatës se ishte shqetësuar për sjelljen e tij sepse ai dukej ‘nën presion’.

Dy javë para se të vdiste ai kishte thënë se ndihej nën presion dhe se gjithçka po shkonte keq.

Eugert Merizaj akuzohet se ka ndihmuar në organizimin e vrasjes së Hussein duke e bindur atë të vizitojë shtëpinë në rrugën Charterhouse për të parë një vend të mundshëm të fermës së re të kanabisit.

Përgjimet nga telefoni i Merizajt dhe bashkëpunëtorëve të tij i vendosi në zonë në momentin e vrasjes dhe pamjet e kamerave i kapën ata duke ikur nga vendi i ngjarjes vetëm pak minuta pasi u qëllua për vdekje i riu.

Hetuesit u thanë anëtarëve të jurisë se Merizaj luajti një rol kyç në këtë ngjarje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.