Banka e Shqipërisë publikon kalendarin e festave zyrtare për 2026
Banka e Shqipërisë ka bërë publik kalendarin zyrtar të ditëve të pushimit për vitin 2026, duke njoftuar se institucioni do të jetë i mbyllur në fundjavë, si dhe në ditët e festave zyrtare të përcaktuara me ligj.
Sipas njoftimit, pushimi i Vitit të Ri do të përfshijë datat 1 dhe 2 janar 2026. Gjatë muajit mars, Banka do të jetë e mbyllur më 14 mars për Ditën e Verës, më 20 mars për Bajramin e Madh dhe më 22 mars për Ditën e Nevruzit. Në prill, pushim zyrtar do të jetë edhe e diela e Pashkëve Katolike më 12 prill.
Pushimet vijojnë më 1 maj, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ndërsa më 27 maj shënohet Dita e Kurban Bajramit. Në muajin shtator, Banka e Shqipërisë do të jetë e mbyllur më 5 shtator për Ditën e Shenjtërimit të Shenjt Terezës.
Në fund të vitit, ditët zyrtare të pushimit përfshijnë 22 nëntorin (Dita e Alfabetit), 28 nëntorin (Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë), 29 nëntorin (Dita e Çlirimit), 8 dhjetorin (Dita Kombëtare e Rinisë) si dhe 25 dhjetorin, Krishtlindjet.
Banka e Shqipërisë sqaron se në rastet kur festat zyrtare bien në fundjavë, pushimi shtyhet në ditët pasardhëse të punës, konkretisht të hënën ose të martën. Për këtë arsye, institucioni do të jetë i mbyllur edhe në datat 16 mars, 23 mars, 6 prill, 13 prill, 7 shtator dhe 23 nëntor 2026.
Njoftimi u drejtohet qytetarëve dhe institucioneve financiare për të shmangur vonesa në kryerjen e veprimeve bankare gjatë vitit të ardhshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



