Banorët e Astirit bllokojnë sërish rrugën: Jemi gati të vdesim për shtëpitë
Banorët e “Unazës së re” në Tiranë kanë bllokuar rrugën për ditën e 15, ku kanë kërkuar që të dëgjohen nga qeveria. Të revoltuar nga situata që ndodhen ata thanë se çështja tashmë ka shkuar për jetë apo vdekje.
“Nuk jemi vetëm shpellarë të qeverisë. Kam i kur gjithçka, ka ose jetë ose vdekje”, u shpreh një nga banorët.
Ndërsa një e moshuar tregoi se ajo kishte kaluar situatë të rëndë psikologjike dhe ishte gati që të vdiste për banesën e saj.
“Na bën përshtypje shumë heshtja e qeveritarëve. Nuk jemi mushkonja, ata kanë ardhur në pushtet nga votat tona. Ne jemi të shqetësuar nga ana psikologjike. Ne po kalojmë parainfarke. Ne jemi të gatshme të shtrihemi në mes të rrugës, më mirë të na edhin një bombë e të vdesim të gjithë. Ne duam shpronësimet”, u shpreh e moshuara.
Me këtë protestë është bashkuar dhe opozita. Sot në krah të banorëve të Unazës së re janë dy deputetët e PD-së, Flamur Noka e Klevis Balliu.
Banorët kanë nisur marshimin sot drejt zonës së sheshit Shqiponja.
Për këtë shkak është bllokuar dhe lëvizja e makinave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



