Banorët e Bërxullës bllokojnë përsëri rrugën: Askush s’pyet për shtëpitë tona, do bëjmë vetëgjyqësi
Banorët e Bërxullës janë bërë bashkë sërish në protestë. Ata kërkojnë që qeveria t’u japë zgjidhje për pronat e tyre. Të ulur këmbëkryq për shkak se ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar i rrezikon ata të mbeten në qiell të hapur dhe pa dëmshpërblimin që duhet, banorët kanë bllokuar rrugën.
“Qeveri e kryeministër më të poshtër nuk besoj se ka në gjithë botën”, banorja e Bërxullës indinjuar: Rama dhe Balluku hajdutë, vetëm e vdekur e lëshoj tokën

“Pushtet më të poshtër se ky nuk kam parë. Skllevër na ka bërë Edi Rama”.
Kështu shprehet e indinjuar dhe me lot në sy një banore e Bërxullës, e cila ashtu si banorët e tjerë proteston prej 6 muajsh për pronën e saj, por pa marrë përgjigje nga shteti. Ajo tha se nuk do ta lëshojë tokën nëse nuk merr zgjidhjen që kërkon.
“Qeveri më të poshtër nuk kam parë. Duhet një roman për të shkruar për Edi Ramën. Jo vetëm për ne fshatarët, por për gjithë Shqipërinë. Ky duhet të jetë kryeministri më i keq jo i Shqipërisë, por i botës, më hajdut bashkë me qeveritarët e tij. Hajdut me gjithë ministren Balluku. Prandaj e çon atë Dallëndyshen. Pasha Zotin, e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time, deri sa të marrim atë që kërkojmë. Nuk e lëshoj rrugën time”, deklaroi banorja.
Një e re deklaroi se kanë shkuar dje te Hipoteka, por nuk kanë marrë asnjë përgjysmë dhe sipas projektit fshati ndahet në gjysmë duke humbur lidhjen.
“I dhamë afat deri të martën, nuk ka asnjë reagim nga Dallëndyshe Bici. Liritë dhe të drejtat tona po na i konsumojnë ata, ne do fillojmë me vetëgjyqësi. Drejtuesit e Hipotekës do të vihen në lëvizje përballë forcës tonë, ta mendojnë mirë këtë punë. Nëse dje ishte tubim paqësor tani ne kërkojmë urgjentisht të vihen në lëvizje, nuk ka të shtunë të djelë pushim për ta. Në 6 muaj kanë fjetur gjumë, të na japin përgjigje. Thirrjet tona po injorohen, i kemi thënë mijëra herë, nëse janë të paaftë për të kuptuar çështjen të vijnë këtu dhe ia shpjegojmë, do ia bëjmë të gjitha procedurat. Duhet që certifikata të jepet brenda 10 ditësh, kanë ndryshuar praktikën e punës. Kërkojmë certifikimin e shtëpive dhe shpronësimin me blerën e tregut. Matja në teren është 100 herë më mirë se ai dixhital, kemi komunikuar disa herë dhe me fshatrat e tjerë që preken nga projekti por ata heshtin, kanë pranuar këtë abuzim, flenë gjumë. Çdo njeri i del për zot pronës së vetë, por kam një thirrje për ta: boll i shkeli regjimi i parë, pse nuk ngrihen. Mos të bëjnë marrëveshje me firmën, të drejtat e tyre janë shkelur. Si e duan më qartë atë, vetëm ata pa shkollë nuk e kuptojnë. Nuk japin asnjë përgjigje në lidhje me çmimin e shpronësisë për banesat, nuk kemi asgjë të dokumentuar në lidhje me çdo zonë. Imagjino për të marrë një pension të një paafti duhet të marrësh letër tek noteri, çdo veprim duhet të marrësh avokat, pse duhet të paguajmë ne?”- tha kryeplaku i Berxulles.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



