Banorët e Bërxullës në protestë: GENER-2 po shkel ligjin
Rruga Thumanë-Kashar-Fier u rrafshon tokat bujqësore
Gjatë ditës së sotme, banorët e Bërxullës kanë ngritur zërin në protestë për projektin e rrugës Thumanë-Kashar-Fier, pasi prek 22 familje dhe toka bujqësore.
Duke kundërshtuar këtë projekt, banorët shprehen se kompania GENER-2 e Bashkim Ulajt që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, po punon pa leje ndërtimi.
Sipas banorëve makineritë e kompanisë kanë nisur punën pa asnjë transparencë lidhur me projektin.
Të bërë bashkë, banorët e Bërxullës kërkojnë shpronësim me VKM-në e 2016-ës, informacion të detajuar mbi projektin dhe të ulen me firmën kontraktore.
Protestuesit deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim lidhur me projektin, e as për shpronësimet.
Ata janë kundër dëmshpërblimeve për çmimin 4400 lekë për m2 që sipas tyre është qesharak.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



