E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Bërxullës përplasen me policinë te Kadastra: Nuk paska qeveri më të poshtër se kjo!
Flash

Banorët e Bërxullës përplasen me policinë te Kadastra: Nuk paska qeveri më të poshtër se kjo!

‘Duam pronat tona! – Duam pronat tona! – Duam pronat tona!” – Me këto thirrje janë mbledhur sot tek dyert e Kadastrës, protestuesit e fshatit Bërxullë të Tiranës.

Policia ka ndërhyrë aty ku banorët me thirrje po kërkojnë me ngulm të hyjnë në zyrat për të marrë përgjigje për pronat e tyre që u shpronësohen nga ndërtimi i autostradës Thumanë-Kashar.

Banorët i kishin lënë afat 24 orë, drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallandyshe Bicit, që t’u jepte tituj e pronësisë, pasi me banesta e tyre dhe tokat ndër vite janë bërë allishverishe.

Njeri prej banorëve deklaroi para mediave:

“Vjen firma fantazmë e përdor dhunë, për të bërë rugë e marrë paratë, kurse ne fshatarët nuk marrim asgjë. Ata marrin paratë nëpërmjet pronës sonë, që është e çertifikuar.

Këta nuk duan të dinë, i fusin në xhepat e tyre. Na bien dhe forcat e rendit, që unë i përgëzoj se bëjnë punën.

Ne e kemi vendosur këtë çështje: ne, sot, që në këtë moment, do të shkojmë në gjykatë,. Do të ndjekim anën ligjore, nuk i presim më këto institucione që tallen përditë.

Ne presim ishalla se del ndonjë prej e na thotë ndonjë fjalë. Le të na shajë, port ë paktën të dalë. Nuk ka më qeveri më të poshtër në faqe të tokës, që ta dhunojë popullin e vet.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.