E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Bërxullës protestojnë për projektin Thumanë-Kashar: Pronat tona po na i copëtojnë, presim vlerësim!
Publik News

Banorët e Bërxullës protestojnë për projektin Thumanë-Kashar: Pronat tona po na i copëtojnë, presim vlerësim!

Këtë të hënë banorët e Bërxullës kanë zhvilluar një protestë para Ambasadës së SHBA-së për aksin Thumanë-Kashar që prek tokat  tyre.

Ata kanë theksuar se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por kërkojnë që pronat  e tyre të vlerësohen.

Gazetari Marjus Merhori tha për “BalkanWeb” se banorët janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë detaj rreth këtij projekti.

“Kemi gati 90 ditë që protestojmë, kundër projektit. Nuk ka asnjë detaj se çfarë do të bëhet. Nga qeveria nuk ka ardhur asnjë njeri, as nga bashkia. Nuk pyetemi fare”, ka thënë një qytetar.

“Pronat tona na i copëtojnë dhe dalin të pavlefshme. Jemi njerëz me familje dhe nuk dimë ku të shkojmë. Katastrofë e madhe”, ka thënë një tjetër qytetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.