Banorët e Krujës e Fushë Krujës, të enjten sërish në protestë
Banorët e zonës së Krujës dhe të Fushë Krujës nuk kanë ndërmend të ndalen në kërkesat e tyre, për hapjen e rrugës së bllokuar.
Pas protestave të zhvilluara gjatë fundjavës, ata kanë lajmëruar se do të mbajnë një tjetër protestë, këtë herë, ditën e enjte në orën 18:00, sërish tek rrethrrotullimi i Thumanës.
Në protestën e fundit të zhvilluar në Thumanë, pasi edhe dhunë policore ndaj protestuesve.
Rasti më flagrant ishte i drejtorit të Policisë Rrugore, Altin Qato i cili goditi me shpullë një të ri, i cili ishte duke protestuar në mbështetje të banorëve të zonës.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



