E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Laprakës përplasen me Ulsi Manjën
Lajme

Banorët e Laprakës përplasen me Ulsi Manjën

Një përplasje ka ndodhur mes Ulsi Manjës dhe qytetarëve të Laprakës dje pasi këta të fundit ishin duke protestuar për një hapësirë publike, (fushë sporti) në këtë zonë që të mos prishet. Banorët të revoltuar kërkojnë që kjo fushë të mos betonizohet dhe kanë kërkuar lagimin e fadromave pasi kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë e lirë publike sportive. Për t’i qetësuar banorët ka shkuar në protestë deputeti i PS-së Ulsi Manja, i cili është përzënë nga këta të fundit, shkruan Hashtag. Banorët të irrituar i kanë theksuar Manjës largimin bashkë me fadromat dhe se lagjia e tyre nuk ka nevojë për betonizim.

DEBATI:

Banorët: Duam fushën.

Manja: Për fushën mos më pyesni më, unë jam më i shqetësuar se ju. Nuk i largoj dot fadromat.

Banorët: Kush ti? Po të ishte nuk do e lije kështu.  Pa larguar eskavatorin ne nuk ikim që këtu. (Manja largohet nga fusha.)

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.