E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët e Thumanës, kërkojnë akses në autostradë
Lajme

Banorët e Thumanës, kërkojnë akses në autostradë

Pas padisë në SPAK, banorët e Thumanës thërrasin protestë para Parlamentit


Banorët e Thumanës kanë thirrur një protestë këtë të hënë, më 2 shtator, në orën 17:00 përpara Parlamentit, ku kërkojnë akses në autostradën Thumanë-Kashar, (SH1) që kalon përmes zonës së tyre.

Në njoftimin e bërë publik, banorët theksojnë se problemi i aksesit në këtë segment të rëndësishëm të aksit kombëtar rrugor ka pasojë të mëdha për komunitetin e Thumanës dhe më gjerë.

“Grabitja që i bëhet këtij segmenti nuk është vetëm humbje për ne, por për të gjithë,” thuhet në njoftimin e tyre.

Banorët kërkojnë që të sigurohet hyrja dhe dalja në autostradën SH1, e cila është një arterie kryesore për transportin dhe zhvillimin e zonës.

Ata ftojnë të gjithë ata që mbështesin kauzën e tyre të bashkohen në protestën që do të mbahet përpara Parlamentit për të shprehur shqetësimet e tyre dhe për të kërkuar zgjidhje nga autoritetet kompetente.

Kujtojmë se banorët e Thumanës, Krujës, Fushë-Krujës dhe fshatrave përreth  kanë bërë kallëzim në SPAK, për akuzat e ‘Shpërdorimit të Detyrës’, ‘Korrupsionit’, ‘Shkeljes së Barazisë në Tendera’, ‘Falsifikimit të Dokumentave’ zv.kryeministren  Belinda Ballukun, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës, ARRSH dhe të gjithë institucionet që kanë marrë pjesë në tenderin e autostradës Thumanë-Kashar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.