Banorët e Vorës në protestë para bashkisë
Banorët e Vorës edhe ditën e sotme kanë dalë para Bashkisë, kundër shembjes së 12 pallateve dhe rreth 70 objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Banorët pretendojnë që disa prej këtyre objekteve nuk janë shpallur të pabanueshme, prandaj kanë protestuar edhe ditën e djeshme, sakaq edhe sot.
Ky aksion i bashkisë është ndërmarrë në kuadër të rindërtimit, që po zhvillohet në disa prej zonave të dëmtuara nga tërmeti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



