Banorët japin alarmin, fshati turistik i Selcës po “mbytet” nga plehrat
Banorët e fshatit turistik Selcë e Poshtme, në Njësinë Administrative Prrenjas, kanë ngritur shqetësimin për situatën e krijuar nga mbetjet dhe papastërtitë në zonë.
Sipas denoncimit të tyre, grumbullimi i mbetjeve është kthyer në një problem të vazhdueshëm, duke krijuar shqetësime për banorët dhe duke cenuar edhe pamjen e një prej zonave që frekuentohet nga vizitorë dhe turistë.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse dhe veçanërisht të Bashkisë Prrenjas, me kryetar Nuri Belbën, për pastrimin e zonës dhe garantimin e një shërbimi të rregullt për mbledhjen dhe menaxhimin e mbetjeve.
Ata apelojnë që problematika të merret seriozisht dhe të ndërmerren masa konkrete për përmirësimin e situatës, në mënyrë që mbetjet të mos vijojnë të dëmtojnë jetën e përditshme të banorëve dhe imazhin turistik të Selcës së Poshtme.
Denoncimi i banorëve:
“Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim për problemin e plehrave në Njësinë Administrative Prrenjas. Bëhet fjalë për fshatin turistik Selcë e Poshtme, ku banorët ankohen për mbetjet dhe papastërtitë. Ju lutem, shpërndajeni këtë shqetësim, me shpresën që të merren masat e nevojshme.”
Situata e mbetjeve në zonat turistike mbetet një problem që ndikon jo vetëm në cilësinë e jetës së komunitetit, por edhe në perceptimin e vizitorëve dhe potencialin turistik të zonës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



