Denoncimi: Miqtë e Ulsiut s’pyesin për rregulla e shtet te Rana e Hedhun
Një denoncim i ardhur në redaksi hedh dritë mbi një situatë të dyshimtë në zonën turistike të Ranës së Hedhun, në Lezhë, ku pretendohet se po kryhen ndërhyrje pa leje në një pronë private.
Sipas qytetarit që ka bërë denoncimin, një subjekt privat, i identifikuar si “Amfora sh.p.k.”, po realizon punime ndërtimore në terren duke hedhur beton, shtruar sipërfaqe me pllaka dhe vendosur struktura të përkohshme si çadra, pa pasur autorizimet e nevojshme ligjore.
Denoncuesi pohon se zona ku po kryhen këto punime i përket atij dhe se disponon dokumentacion të rregullt pronësie. Ai shprehet se ndërhyrja është bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa asnjë dakordësi, duke e konsideruar këtë si një rast të qartë zaptimi të pronës private.
Në deklarimin e tij, qytetari përmend edhe emrin e një personi, Liman Gjoka, i cili sipas tij po vepron në emër të kompanisë së përmendur. Po ashtu, ai ngre dyshime për mbështetje politike ndaj këtij aktiviteti, duke përmendur edhe emra të figurave publike.
Redaksia thekson se këto janë pretendime të njëanshme dhe mbetet e hapur për çdo reagim nga kompania “Amfora sh.p.k.”, personat e përmendur, si dhe institucionet përkatëse, për të sqaruar plotësisht situatën dhe për të garantuar transparencë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



