E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banorët në lot për gjyqtarin Kalaja: Më mirë të na kishin vrarë ne
Lajme

Banorët në lot për gjyqtarin Kalaja: Më mirë të na kishin vrarë ne

Banorët që prej më shumë se një dekade ndodhen në konflikt pronësie me familjen Shkambi, kanë reaguar të tronditur pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ata thonë se vendimi i tij ishte i drejtë dhe se vrasja e ndodhur në sallën e gjyqit ishte një akt tronditës, që përfaqëson përshkallëzimin e një situate të tensionuar prej vitesh.

“Vdiq për ne”, deklarojnë mes lotësh disa prej banorëve, duke e përshkruar gjyqtarin Kalaja si një njeri të drejtë që nuk u përkul para presionit.

Një nga banorët tha për mediat:

“Jemi nën kërcënim të vazhdueshëm.”

Ndërsa një zonjë tjetër shtoi:

“Po, ka ardh te shpia. Unë shkoj në punë në 6 të nadjes, kur kthehem e gjej makinën të parkuar para shpisë.”

Sipas tyre, burimi i konfliktit lidhet me një çështje prone që daton që nga viti 1993, kur ata u strehuan nga Bashkia e Shkodrës. Sipas dëshmisë së një prej banorëve:

“Ne na ka strehuar bashkia në ’93. Kemi ndenjur, e më pas në 2012 kanë ardhur Shkambi, kanë thënë është ndërtesa ime. Na kanë nxjerrë nëpër gjyqe, kemi punuar e kemi derdhur para për këtë ndërtesë. Tani na kanë bërë presion që të lëshojmë shtëpinë. Kemi nejtur në tension, fajet i ka bashkia që na ka dhënë ne e më pas ia ka shitur edhe atij. Ne na e ka dhënë e më pas atij ia ka shitur. Njehemi shumë keq, më zi nuk ka më. Më mirë kishim dalë në rrugë të madhe se sa të kishin vrarë gjyqtarin. Më mirë të na kishin vrarë ne.”

Banorët kërkojnë tërheqjen e përgjegjësisë nga institucionet, të cilat sipas tyre kanë kontribuar në përshkallëzimin e këtij konflikti që tashmë ka prodhuar një viktimë.

“Bashkia dhe hipoteka e kanë bërë këtë punë,” tha një tjetër banor.
“Kjo ka qenë dhe është ende pronë e shtetit. Gjyqet i ka humbur ai, s’ka dokument për të na nxjerrë jashtë. Kur i humbi gjyqet, u ngushtua.”

Ata pohojnë se kanë jetuar me frikë dhe kërcënime të vazhdueshme nga ana e familjes Shkambi, të cilat i kanë denoncuar në polici:

“Ka 12 muaj që ka fol në gjyq, pavarësisht se është i shtetit, ne personalisht banorët kena shku e kena bo kërcënim në polici. E kena bo denoncim se ka thënë Gjon Shkambi do më jepni dëmet.”

Një tjetër banor i prekur emocionalisht deklaroi:

“Ma bëj hallall djali jem. Ndihemi të rënduar. Ndjejmë keqardhje të madhe për atë burrë që vdiq për burrninë e vet dhe për ne.”

Sipas dëshmive të tyre, familjet janë vendosur aty me një urdhër të Bashkisë Shkodër, në godina që ata pretendojnë se janë prona shtetërore. Konflikti ka nisur në vitin 2012, kur në skenë është shfaqur familja Shkambi, e cila pretendon pronësinë me një vendim që sipas banorëve mban firmën e ish-kryetarit të Bashkisë, Lorenc Luka.

Banorët akuzojnë se kjo pronë është përvetësuar përmes letrash false dhe se nuk ekziston asnjë akt trashëgimie që e lidh familjen Shkambi me këtë pasuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.