E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Banori i BBV hyri nga Rinasi me pasaportë gjermane, çfarë tha në Polici
Lajme

Banori i BBV hyri nga Rinasi me pasaportë gjermane, çfarë tha në Polici

Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e Liam Osmanit, i cili u ndalua nga autoritetet pasi u fut në shtëpinë e “Big Brother”.

Sipas autoriteteve, Osmani rezultonte i dënuar për mashtrim dhe ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane.

I çuditshëm është fakti se si Liam Osmani nuk u kap nga sistemi TIMS në momentin që kaloi kufirin në Rinas.

Ai rezulton i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim, pasi nuk pagoi 6000 euro për 17 bileta turistike në 2019.

Ndërkohë, para hetuesve, pas ekzekutimit të urdhër-ndalimit, Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.