E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barça fiton në Serbi, Interi mund Arsenalin
Lajme

Barça fiton në Serbi, Interi mund Arsenalin

Janë mbyllur gjashtë ndeshjet e Champions League, të vlefshme për raundin e katërt.

Interi iu fal golit të Calhanoglu me penallti, për të triumfuar minimalisht ndaj Arsenalit, në një ndeshje shumë të luftuar.

Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Bayern Munich ndaj Benficas.

Barcelona shkatërroi me shifrat e thella 5-2 serbët e Crvena Zvezda. Dominim absoult i katalanasve në Beograd.

Atletico Madrid fitoi 2-1 me përmbysje ndaj PSG-së në Francë, falë golave të Molina dhe Correa.

Atalanta shkëlqeu në Gjermani, pasi mposhti 0-2 skuadrën e Stuttgart. Golat u shënuan nga Lookman dhe Zaniolo.

Sparta Pragë e shqiptarëve zhgënjeu në shtëpi, aty ku u mund nga Brest me rezultatin 1-2.

Feyenoord u shtang në shtëpi nga Salzburg, me austriakët që ia dolën me rezultatin 1-3.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.