E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barça mund Interin  edhe me rezerva
Publik News

Barça mund Interin edhe me rezerva

Interi dështon përballë Barcelonës me rezerva.

Zikaltrit e kanë të pamundur për të marrë pikë dhe në këtë mënyrë i thonë lamtumirë për këtë sezon Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte u mposhte me rezultatin 2-1 në “Giuseppe Meazza”.

Katalanasit arritën të parët të kalonin në avantazh me anë të talentit Carles Perez, ndërsa Lukaku barazoi shifrat 1 minutë nga fundi i pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës Interi provoi disa herë por tentativat e dobëta u neutralizuan nga portieri i dytë i Barçës, Neto.

Për të vendosur qetësinë në stadium mendoi 17-vjeçari Ansu Fati i cili me një goditje të bukur në hyrje të zonës kalon Barcelonën në avantazh.

Ndërkohë Dortmundi siguroi pjesëmarrjen në fazën tjetër falë fitores me rezultatin 2-1 përballë Slavia Prague.

Pas kësaj humbje, Interi siguron pjesëmarrjen në Europa League duke u renditur në vendin e tretë me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.