E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barcelona jep urdhrin e çuditshëm për Dembele
Sport

Barcelona jep urdhrin e çuditshëm për Dembele

Ousmane Dembele iu bashkua Barcelonës verën e kaluar, pasi katalanasit paguan plot 150 milionë euro te gjermanët e Borussias së Dortmundit, për kartonin e tij, por edhe francezi nuk ka arritur të tregojë se është një shpenzim i justifikuar.

Deri tani klubi katalanas ka vendosur plot 200 mijë euro gjoba ndaj djaloshit francez, por sërish nuk ka arritur ta disiplinojë sa duhet, pasi Dembele vijon të paraqitet me vonesë në stërvitje, ndonëse në ndeshjet e fundit ka treguar shenja rritjeje të ndjeshme.

Problemi me Dembele është kompleks, pasi lojtari nuk është një fans i jetës së natës, por është i “sëmurë” pas serialeve televizive dhe video-lojërave, me të cilat angazhohet deri në orët e vona të natës dhe për rrjedhojë nuk kap oraret e stërvitjes së mëngjesit.

Gjithsesi tashmë drejtuesit e Barçës kanë vendosur të heqin dorë nga gjobat dhe të përdorin diplomacinë, pasi kanë urdhëruar Dembelenë që të mbajë telefonin gjatë gjithë kohës të hapur, sepse më pas do të jenë njerëz nga klubi, ata që do të kujdesen për ta zgjuar.

Te Barcelona besojnë tek aftësitë e sulmuesit, ndaj po tentojnë me të gjitha mënyrat për ta rikuperuar plotësisht, gjithsesi nuk përjashtohet edhe mundësia që Dembele të huazohet në ndonjë skuadër tjetër, me Arsenalin që e kërkon me ngulm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.