E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Barcelona përsëri pa Leo Messin
Sport

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai ka vendosur ta lërë në shtëpi yllin argjentinas për ndeshjen e parë të Barcelonës ndaj Sevillës në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Sevilla është klubi ndaj të cilit Messi ka shënuar më së shumti gola në karrierën e tij, hic më pak se 31 sosh në 35 ndeshje, transmeton Gazeta Express.

Para ndeshjeve të rëndësishme në Ligën e Kampionëve, trajneri i Barcës ka vendosur të bëjë rotacione në skuadër, duke e lënë edhe Sergio Busquetsin jashtë, derisa në listë e përfshiu edhe blerjen më të rë, Kevin-Prince Boatengun.

Ndeshja e parë mes Sevillës dhe Barcelonës zhvillohet sonte në orën 21:30 në Estadio Ramón Sánchez Pizjuán në Sevillë.

Këto priten të jenë formacionet e mundshme të të dy skuadrave. /Gazeta Express/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.