Bardhi akuzon Bashën: Të tregojë se kush janë bashkëpunëtorët që hynë mik për të mos firmosur për Xhaçkën

Pyesni Lulzim Bashën kush janë bashkëpunëtorët e tij miq të ish-ministres që ndërhynë për të penguar mocionin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat tha se 44 deputetë të opozitës kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese padi ndaj Olta Xhaçkës. Bardhi theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet të mblidhet me urgjencë për mandatin e Xhaçkës, që të mos lërë veten të përdhoset nga parlamenti.

Bardhi: 44 deputetë kemi firmosur padinë në GJK të Olta Xhaçkës, që mbrohet nga Edi Rama. Kuvendi ka shpallur veten sovran ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi të gjitha padia ka të bëjë me autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. GJK do të duhet të mblidhet me urgjencë dhe të vendosë në vend dinjitetin e përdhosur nga Kuvendi.

Nuk ka ndodhur kurrë që të hidhen në kosh me votë politike vendimet e GJK. Ndodh për herë të parë, që ndërsa SPAK po heton grabitjen e 11 mijë metër katror tokë nga Olta Xhaçka, Kuvendi refuzon që të zbatojë vendimet e drejtësisë. Deputetët e opozitës nuk lënë çështjet rrugës.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është kundërvënë sot Lulzim Bashës, sa i takon qëndrimit të këtij të fundit për mandatin e Xhaçkës.

Ai tha për mediat se Basha i ka hyrë në qejf që të flasë me veten, ndërsa e akuzoi këtë të fundit se i kanë hyrë mik bashkëpunëtorët e tij për të mos firmosur për mandatin e Xhaçkës.

“Zoti Basha, edhe pse s’do të doja të merresha me të. Atij i ka hyrë në qejf që të flasë me veten. Zoti Basha nuk ka firmosur as herën e parë për zotin Xhaçka. Ai i di arsyet. Ai është një nga ata deputetë që nuk ka pranuar as të firmosë për mocionin. Arsyet pyetini. Se kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Oltra Xhaçkën që kanë ndërhyrë te zoti Basha për të mos firmosur pro.”, tha Bardhi.

Publikuar nga Publik Media