Bardhi flet për mandati e Xhaçkës: Rama po e mbron politikisht
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se kushtetuta parashikon se kur 1/10 e deputetëve të Republikës së Shqipërisë ngrenë një mocion mbi papajtueshmërinë e mandatit të një deputeti, Kuvendi është i detyruar ta dërgojë çështjen për gjykim në themel në Gjykatën Kushtetuese.
Bardhi tha se këtë ka thënë Gjykata Kushtetuese edhe në vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, duke konstatuar se zvarritja nga qershori i 2022 deri në 2023 kur Kushtetuesja mori vendimin, ishte një mbrojtje politike në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas tij, i vetmi autoritet kushtetues që i imponohet Kuvendit është Gjykata Kushtetuese.
Kreu i deputetëve të PD-së, akuzoi Edi Ramën se po mbron politikisht Olta Xhaçkën, ndërsa shtoi se kur votohet për Portin e Durrësit deputetët e PS-së kanë disiplinë në grup, kur votohet për vendimin e Kushtetueses, nuk kanë asnjë sinjal.
Deklarata e Bardhit erdhi pas mbledhjes së Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, në të cilin u vendos që seanca e së enjtes do të votojë nëse çështja e mandatit të deputetes Olta Xhaçka do të kalojë ose jo për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



