E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Ja pse nuk shkoj në Komisionin e Etikës
Lajme

Bardhi: Ja pse nuk shkoj në Komisionin e Etikës

Nesër mbledhja e Këshillit Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat ka thënë se nuk tërhiqet nga njoftimi për të mbledhur ditën e nesërme Këshillin Kombëtar të PD, ndërsa thirrjes për në Komisionin e Etikës, iu përgjigj duke thënë se llogari jep vetëm në Këshillin Kombëtar.

“Sot jam për të komunikuar me çdo anëtar të PD ato 25 mijë që u shpallën dje si mbështetës të Bashës dhe mbi 50 mijë që u hoqën sepse nuk mendojnë si Basha, se në cilësinë time si Sekretari i Përgjithshëm kam zbatuar vetëm statutin e PD. 

Njoftimi është kompetencë ekskluzive e Sekretarit të Përgjithshëm. Secili nga kolegët është i lirë të marrë pjesë ose jo në Këshillin Kombëtar. PD nuk ka lindur sot kur ata u ulën në karrigen e Anëtarëve të Kryesisë, por ka zhvilluar disa mbledhje online, siç ishte dhe mbledhja për miratimin e kandidatëve për deputetët.

Se kush i shërben Berishës, Metës dhe Ramës, opinioni publik ka pasur mundësi dhe do ketë edhe në ditët në vijim ta shohë dhe ta provojë me fakte. Sekretari i Përgjithshëm i ka shërbyer vetëm interesave të qytetarëve. Traktet dhe fletë rrufetë e tipit të Byrosë Politike, nuk janë europiane”, tha ai ndër të tjera.

“Sot jam njohur dhe me një kërkesë të Komisionit të Etikës që duhet të shkoj të jap llogari për vendimet. Llogari i jep vetëm Këshillit Kombëtar që mblidhet nesër”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.