E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie
Publik News

Bardhi: Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ndaj deklaratave të Ministres së Shëndetësisë, e cila shprehet e hapur për hetime, në lidhje me denoncimet e opozitës.

Në një postim në facebook, Bardhi shkruan se dokumentet në SPAK janë dërguar tri javë me vonesë, pasi i është vënë zjarri zyrës së prokurimeve në këtë Ministri.

Ai e ka quajtur këtë një koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie.

“Lajme të reja nga Fronti i vjedhjes me tendera sekret! Bashkëpunëtorja në vjedhje e Edi Ramës ka 1 muaj që thotë në çdo media se jemi të hapur për çdo hetim, por dokumentat në SPAK i dërgon me 3 javë vonesë, vetëm pasi i vë zjarrin Ministrisë! SPAK nuk ndërhyn, pret dhe e rinjofton që nëse nuk i sjell deri javen tjetër, behu gati se do vijmë ti marrim vetë në Ministri! Koordinim perfekt i një bande hajdutësh në kohë pandemie!

Gëzuar Ditën e Drejtësisë së Rilindur!” shkruan Bardhi.

manastirliu

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.