Bardhi merr autorizimin nga demokratët për të qenë pjesë e Konferencës së Kryetarëve
Partia Demokratike ka autorizuar nënkryetarin e PD-së që të marrë pjesë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që të nisë nga minuta në minutë, ku do të diskutohet për komisionet hetimore.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së ka patur debate mes deputetit Bledjon Nallbati dhe Tritan Shehut.
Tritan Shehu ka kërkuar që edhe nëse plotësohen kërkesat e tyre gjatë bisedimeve në mbledhjen e Konfertencës së Kryetarëve të vazhdohet me aksionin opozitar deri në lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në këtë pikë i është kthyer deputeti Bledjon Nallbait i cili i ka thënë Tritan Shehut se nuk ka bërë asgjë për aksionin opozitar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



