E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi:  Morina hodhi 4 mln euro që  Dërmenasi të fitohej nga PS
Flash

Bardhi: Morina hodhi 4 mln euro që Dërmenasi të fitohej nga PS

Ndërton pa leje 15 kate, blen vota për PS-në dhe merr resort në Jug me vendim qeverie!

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të një prej biznesmenëve më të përfolur të lidhur me qeverinë. Gjatë një interviste në emisionin “Log.”, Bardhi denoncoi publikisht se biznesmeni Lul Morina ka ndërtuar një godinë 9 deri në 15 kate pa leje dhe ka shpëtuar pa asnjë pasojë ligjore, ndërsa paralelisht përdor paratë e paligjshme për të blerë vota për Partinë Socialiste.

Sipas Bardhit, Lul Morina i njohur si një biznesmen me prejardhje nga Kosova, por me ndikim të fuqishëm në Fier  ka hedhur në zonën e Dërmenasit rreth 4 milionë euro për të blerë vota në zgjedhjet e fundit. “Zotëria ndërtoi një pallat pa leje dhe jo vetëm që nuk u ndëshkua, por u shpërblye me 17 qendra votimi nën kontroll në Fier. Paratë e ndërtimit pa leje u përdorën për korrupsion elektoral në një nga zonat më të djathta të vendit”, u shpreh Bardhi.

Deputeti demokrat theksoi se Lul Morina ka marrë edhe një leje qeveritare me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT) për të ndërtuar një resort luksoz në bregdetin e jugut, në një tjetër shpërblim të drejtpërdrejtë për angazhimin e tij politik dhe financiar në favor të mazhorancës. “Ky është modeli ‘Rilindas’ që po betonon Shqipërinë dhe po blen demokracinë me para të pista,” deklaroi Bardhi.

Ai ngriti alarmin për një sistem të kalbur, ku krimi ekonomik dhe politik bëjnë aleanca të hapura, ndërsa institucionet mbyllin sytë. Lul Morina, i identifikuar edhe me emra të tjerë si Julian Morina, është shembulli tipik i klientelizmit politik dhe kapjes së shtetit përmes aferave ndërtimore dhe manipulimit zgjedhor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.