E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: Nuk ka asnjë vlerë ligjore, tregon kulturën e rrezikshme të kësaj qeverie
Lajme

Bardhi: Nuk ka asnjë vlerë ligjore, tregon kulturën e rrezikshme të kësaj qeverie

  • Përplasjet Mazhorancë-Presidencë lidhur me Gjykatën Kushtetuese, sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka komentuar  “betimin” e Arta Vorpsit.

Sipas tij, zonja Vorpsi, me aktin e djeshëm është ekspozuar si militante partiake.

“Është betuar në shtëpi para burrit, ose në selinë e Partisë Socialiste, dhe këtë deklaratë e ka çuar për ta legalizuar firmën te noteri. Sot duke injoruar institucionin e presidentit dhe ti drejtohet 4 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese “më jepni mandatin”. Kjo e bën të njëjtë me sjelljet e Taulant Ballës. Është provë e patjetërsueshme, e ekspozon atë si militante partie”, u shpreh Bardhi.

Sa i përket rezolutës së sotme, që mazhoranca miratoi në Kuvend, Bardhi u shpreh se, është diçka e pavlerë, me gafa të mëdha dhe e pazbatueshme ligjërisht për asnjë institucion.

“Rezoluta e sotme e Parlamentit ka të njëjtën vlerë me qëndrimet e mia në selinë e PD. Nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe tregon për një kulturë mjaft të rrezikshme të kësaj qeverie mbi institucionet shtetërore. Në një akt të paprecedentë, Kuvendi i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të mos njohë dekretin e presidentit. Presidenti nuk është vartës i Kuvendit, as Gjykata Kushtetuese. Nuk mundet Kuvendi të cënojë ndarjen e pushteteve. Gjykata Kushtetuese nuk është Arta Vorpsi. Nuk merr as porosi, as urdhra nga Kuvendi”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.