E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi përplaset me deputeten e PD-së: Basha një zagar i shitur!
Lajme

Bardhi përplaset me deputeten e PD-së: Basha një zagar i shitur!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi është përplasur në Komisionin e Medias me deputeten demokrate, Merita Bakiu që është një nga mbështetëset e Lulzim Bashës.

Me tone të ashpra, Bardhi i është drejtuar Bakiut që të mos ndërhyjë për t’i dalë zot Bashës.

Këtë të fundit, Bardhi e ka konsideruar zagar që ka shitur interesat e demokratëve.

Gazment Bardhi: Nuk kam gjë me ty. O Merita a ka mundësi. Pazaret i bën ai shefi jot.

Merita Bakiu: Lëri ofendimet

Gazment Bardhi: Nuk po të ofendon askush.

Bardhi: O Merita pusho tani. Lulzim Basha është shërbëtor  i regjimit dhe një zagar që ka shit interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga mbrapa.

Bakiu: Ti i ke shkuar nga mbrapa.

Bardhi: Ai zagari ka shit interesat e demokratëve

Bakiu: Unë jam me interesat e demokratëve.

Bardhi: Absolutisht nuk je me interesat e demokratëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.