E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi: PS në tryezë me një nga arkitektët e blerjes së votës. Qeveria t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira
Publik News

Bardhi: PS në tryezë me një nga arkitektët e blerjes së votës. Qeveria t’i hapë rrugë zgjedhjeve të lira

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas marrëveshjes që u arrit sot mes maxhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare, për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për shtyp, Bardhi ka parashtruar ato që i ka konsideruar si 3 pikat më të rëndësishme nga marrëveshja: “Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera. Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike”.

 

 

gaz bardhi

Më tej, duke iu referuar Damian Gjiknurit, Bardhi thotë se PS u paraqit në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi

Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë:

1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim.

  1. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike.

Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS. Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve.

Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme

13e27044-5d3c-4a1e-8a94-b3da05379d80

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.