Bardhi publikon shkresën: Mazhoranca duhet të heqë dorë së diktuari përfaqësuesit e PD në komisionet e posaçme parlamentare
“Përbërja e reformës zgjedhore ka qenë dhe mbetet prioritet dhe duhet që mazhoranca duhet të heq dorë nga diktimi i përfaqësuesve të PD-së.
Edhe dje, Çuçi gënjeu se propozimi i emrave të anëtarëve të komisionit përfshirë dhe bashkëkryetarin, është çështje e partive politike.
Kam këtu shkresën sesi janë caktuar anëtarët aktualë.
Këtu thuhet; “Zonja kryetare e Kuvendit, gjeni në vijim propozimet e GP të PD për përbërjen e komisioneve të posaçme parlamentare, një komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore dhe janë 9 anëtarët”.
Kjo është procedura paralmentare sesi plotësohen vakancat. Është çështje e deputetëve. 50 deputetë”, tha Bardhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



