E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi “zë ngushtë” Spiropalin: Mos je vajza e Mërtirit dhe Zotos?
Lajme

Bardhi “zë ngushtë” Spiropalin: Mos je vajza e Mërtirit dhe Zotos?

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, sulmoi Gazment Bardhin për bashkimin me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe qëndrimet e tij për projektrezolutën antikorrupsion.

“Sa herë të shoh, dëgjo, pyes veten kush je, ai që e lufton me fjalë korrupsionin apo ai që shkon poshtë ballkonit të liderit tënd të vjetër. Je ai që lufton korrupsionin, Gazi me fjalë goje apo ai që merr porosi për të folur këtu me fjalët e ‘Rrugicës së Shpresës’. Je ai që kërkon hetim për babanë e Zenit apo djali i tij i sapoadoptuar. Të ndryshosh mendje nuk është mëkat, por të kesh dy mendje është hall i madh”, u shpreh ajo.

Një përgjigje për Spiropalin erdhi nga deputeti Bardhi, i cili pyeti ministren e Edi Ramës nëse është vajza e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos së inceneratorëve.

Gjithashtu, ai i drejtoi edhe disa pyetje të tjera, ndërsa theksoi se ai e ka përgjigjen për secilën prej tyre.

“Ne nuk bëjmë teatër me korrupsionin, nuk e luftojmë korrupsionin me pushkë uji apo me fjalë, por e kemi seriozisht çdo ditë pjesë të misionit dhe ushtrimit të përgjegjëissë në ushtrim të funksionit. Tani meqenëse më pyete se kush jam, unë jam Gazment Bardhi zonja ministre, djali i Durimit dhe i Vjollcës.

E kuptoj shumë mirë që zotrote do doje të ishe vajza e babait të Surrelit, por për fat të keq nuk je, je shumë larg madje, janë ca të tjera para teje. Kështu që meqë përgjigjen se nuk je vajza e babait të Surrelit e di, po pyes mos je gjë motra e Olsit? Je gjë motra e Arben Nokës? Je gjë motra e adoptuar e Bajrajve të Shkodrës? Je gjë kunata e Pëllumb Gjokës, apo je gjë vajza e Mirel Mërtirit dhe e Klodian Zotos? Gjeje përgjigjen se kush se ndërkohë unë e kam përgjigjen për secilën nga këto pyetje”, nënvizoi Bardhi.

Elisa e inceneratorëve: Projektrezoluta antikorrupsion duhet të

Elisa Spiropali

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, deklaroi sot në seancën e Kuvendit se projektrezoluta antikorrupsion nuk është një ndryshim kursi i vendit, por thjesht një reformim i thelluar.

Ajo është në linjën e Edi Ramës, pasi përmendi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm.

“Pavarësisht se si do të votoni, përtej kartonit, projektrezoluta antikorrupsion nuk është një ndryshim i drejtimit të kursit të vendit. Është një vijim i natyrshëm dhe një reformim i thelluar, një përpjekje për mirëqeverisje dhe antikorrupsion, për ta bërë Shqipërinë më evropiane, më të ndershme. Synim është anëtarësimi në BE. Nevoja e implementimit të saj, përmes një Komisioni të Posaçëm parlamentar, do të duhet të trajtojë një plan kombëtar për të tria fushat. Kjo rezolutë duhet të marrë një votë unanime”, u shpreh Spiropali.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.