Bardhi:Rama po liron anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi thotë se kryeministri Edi Rama nuk mund të sillet si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar, kur e gjithë karriera e tij sipas numrit dy të PD-së, i ka themelet tek krimi.

Bardhi thotë se ishte Rama në vitin 2010, ai që ankimoi nëpërmjet Vasilika Hysit dhe Etilda Gjonajnt në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, ligjin antimafia në Gjykatën Kushtetuese.
Reagimi i plotë i Bardhit:
Edi Rama lodhet kot, kur bën si kalorës i luftës kundër krimit të organizuar. Nuk e besojnë as vartësit e vet. Lufta kundër krimit nuk bëhet as me twitter, as me facebook, as me videomontazh. Që të luftojë Edi Rama krimin, do të thotë të shndërrohet në kamikaz, e të luftojë kundër vetes!
Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi. Si avokat i krimit, me Vasilika Hysin dhe Etilda Gjonajn në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, në vitin 2010, Edi Rama e ankimoi Ligjin Antimafia në Gjykatën Kushtetuese me shqetësimin se shkelte të drejtat e anëtarëve të krimit të organizuar.
Sot në qeverisje, anëtarët e grupeve mafioze më të rrezikshme në vend, po fitojnë një e nga një lirinë, sepse drejtori i burgut të Edi Ramës dhe Kryetari i Bashkisë së Edi Ramës kanë dalë garantë për sjelljen e mirë të kriminelit të rrezikshëm, që ka blerë vota për Edi Ramën.
Shqiptarët nuk kanë sot asnjë dyshim se Edi Rama është kreu i KÇK-së. Ai bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik, tendera, koncesione dhe pasuri publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



