E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë
Publik News

Basha: Akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u zotua sot se nëse koalicioni i udhëhequr prej tij vjen në pushtet pas 25 prillit, “ligji e zbatimi i hekurt i tij i pret të gjithë ata që për 8 vite kanë shkaktuar vuajtje, dhimbje, varfërim, papunësi e shpopullim”.

 

 

“Zotohem sot para jush se akti im i parë dhe i fundit si kryeministër do jetë garantimi i pavarësisë së plotë të drejtësisë. Duke nisur nga unë i pari te zyrtarët e PD, do jemi të hapur para drejtësië do ia çlirojmë drejtësisë duart për t’i vënë prangat kujtdo që e kthen vendin në parajsë të ,trafiqeve në delen e zezë të Evropës“, u shpreh Basha në deklaratën për mediat, në të cilin komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për pastrimin e parave në Shqipëri.

“Qeveria e Shqipërisë s’bëri asnjë përparim të dukshëm në 2020, shkak për situatën dramatike të pastrimit të parave, korrupsionit e rrjetetve të krimit të organizuar është vetëm një, qeveria e dështuar e Edi Ramës, shkak për mungesën e progresit në luftën kundër patristrimt të parave është vetëm korruspioni qeveritar, këtë e ndjeni në kurrizin tuaj”, u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.