E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha bën të ditur vendimin e opozitës së bashkuar: Mbështesim hapjen 100% të listave
Publik News

Basha bën të ditur vendimin e opozitës së bashkuar: Mbështesim hapjen 100% të listave

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë me dije vendimin e opozitës së bashkuar, sa i takon ndryshimeve kushtetuese të rëna dakord mes PS dhe opozitës parlamentare.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të takimit me aleatët, Basha tha se opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave, por me kushtin që koalicionet të mos ndryshohen dhe shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është.

 

basha

“PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë para dhe pas 5 qershorit dhe tani po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura si shkakun për të ecur drejtë ndryshimeve të njëanshme.

Ne kemi mandatuar sot përfaqësuesit tanë në Këshillin Politik, Bylykbashin dhe Vasilin, që sa i takon kësaj çështje të paraqesin vendimin se opozita  e bashkuar. Ne do mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshohen, po të mbeten siç janë dhe për pasojë shpërndarja e mandateve të përllogaritet siç është. Ky vendim do parashtrohet në tryezën e Këshillit Politik sot.

Ju e dini që unë prej kohësh kam qenë partizan i një tjetër sistemi, por për hir të konsensusit po hedhim hapin e hapjes 100% të listave me kushtin që koalicionet të mbeten si janë sot“, tha Basha.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.