E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Biznesi ne luftë për mbijetesë, po mbyten nga rritja e taksave e korrupsioni
Publik News

Basha: Biznesi ne luftë për mbijetesë, po mbyten nga rritja e taksave e korrupsioni

Kreu i PD-së, Luzlim Basha tha se biznesi është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara, sipas tij të qeverisë.

Me një shënim në facebook, Basha shkruan se PD është e vendosur për uljen e taksave dhe për krijimin e kushteve të barabarta.

 

75262208_2744665272251303_5912700812898861056_n

“Prej kohësh, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan. Ju ftoj të punojmë së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan”, shkruan kreu i PD-së mes të tjerash.

Postimi i plotë i Bashës:

Biznesi është në luftë për mbijetesë si rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie. Sipërmarrjet po mbyten nga rritja e taksave, kostot e larta dhe korrupsioni i kudogjendur që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në Europë.

Ndryshe nga kjo qeveri, biznesi i çliruar, i rimëkëmbur dhe i fuqizuar është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë.

Sipërmarrja shqiptare ka aftësitë dhe gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses, për të qenë shtyllë e zhvillimit, punësimit dhe mirëqenies sociale. Ajo që i duhet është një qeveri që i kupton, që i mbështet, një qeveri që ju jep pak ndihmë kur kanë nevojë; një qeveri jo për t’jua bërë jetën më të vështirë, por më të lehtë.

Prandaj ne jemi të vendosur për uljen e taksave, për luftën kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve të barabarta dhe konkurencës së ndershme. Ne duam që sipërmarrësit të kenë sukses, të fuqizohen, të punësojnë, të rriten.

Prej kohësh, Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqendra e krimit në Ballkan.

Ju ftoj të punojmë së bashku që ta kthejmë në kryeqendrën e biznesit në Ballkan.

74231827_2744665408917956_7470770533907300352_n75204609_2744665512251279_8931442843457683456_n75308008_2744665892251241_2184565064193802240_n75513436_2744666022251228_1897069144629575680_n74342981_2744666625584501_9082947136219250688_n73399832_2744666305584533_1821212188161867776_n

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.