Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha citon një artikull të botuar ditën e sotme në gazetën gjermane Der Spiegel, ku kritikohet kryeministri Edi Rama.
Basha shkruan në Facebook se Rama është “autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit”, ndaj dhe Europa vendosi të refuzojë atë dhe jo Shqipërinë.
Reagimi i plotë:
Të gjithë shqiptarët e dinë të vërtetën që revista më e madhe e Europës, Der Spiegel e shkruan të zezë mbi të bardhë: Europa nuk refuzoi Shqipërinë, por refuzoi Ramën, sepse ai është një autokrat që rri në pushtet me ndihmën e krimit.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Një njeri e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët.



