Basha del me tjetër mesazh të fortë: Rama po mundohet, t’u mbyllë gojën shqiptarëve dhe ti izolojë
Kryedemokrati Lulzim Basha i ka drejtuar një tjetër mesazh kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai “po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë”.
“Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar”, thekson Basha.
POSTIMI I PLOTE
Pasi i vodhi e varfëroi për 7 vite dhe i braktisi në ditët e tyre më të vështira, sot Edi Rama po mundohet t’u mbyllë gojën shqiptarëve, t’i shtypë e izolojë.
Që ekonomia të rimëkëmbet, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Është koha që Shqipëria dhe shqiptarët të shpëtojnë nga e keqja e madhe, RAMAVIRUSI dhe me bashkimin më të madh të sjellim ndryshimin që pret çdo shqiptar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




