E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha dhe Berisha thirrën në Prokurori për protestën e 8 Janarit!
Lajme

Basha dhe Berisha thirrën në Prokurori për protestën e 8 Janarit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të merren në pyetje pas akteve të dhunshme në protestën e 8 janarit.

Lajmi konfirmohet nga burime të prokurorise ku mësohet se organi i akuzës së kryeqytetit i kryesuar nga Elisabeta Imeraj pritet të thërrasë edhe Bashën dhe Berishën për të dëshmuar. Lulzim Basha i pyetur për këtë thirrje nga Prokuroria ai është shprehur në News24 se: “Deri në keto momente nuk kam asnjë kërkesë nga Prokuroria”.

Lidhur me protestën e 8 janarit, Prokuroria ka procedura dhe dy deputetë të Partisë Demokratike.  Konkretisht organi i akuzës po ndjek në gjendje të lire sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, po ashtu dhe deputetin e PD-së, Flamur Noka.

TË ARRESTUARIT GJATË PROTESTËS

Sipas policisë së Tiranës gjatë protestës u arrestuan 34 shtetas, mes tyre dhe këngëtari i njohur, Arkimed Lushaj ose i njohur si Stresi! Ndërkohë që në listë ishin dhe persona të cilët jetojnë në Kosovë.

Në pranga ranë: Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe  Stivi Luku.

Proceduar  ne gjendje te lire:  Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe  Gjok Nikolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.