Basha dhe Rama dalin në konferencë njëri pas tjetrit
Zhvillimet e fundit politike në vend, kryesisht për hapjen e listave, koalicionet dhe pragun zgjedhor, kanë ndezur debatin politik dhe publik ditët e fundit.
Për këtë, mësohet se kreu i PD Lulzim Basha dhe kryeministri Rama do të dalin secili në konferencë për mediat, njëëri pas tjetrit. Kështu, Basha pritet të dalë në konferencë në orën 11.00, ndërsa Rama në orën 13.00.
Ditët e fundit politika është përfshirë në një debat të fortë përsa i përket ndryshimeve për Kodin e ri Zgjedhor. Ndërkohë, faktori ndërkombëtar në vend u ka bërë thirrje palëve që të respektojnë 5 qershorin që votuan vet dhe të mos devijojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



