Basha: Do të ulim çmimin e ushqimeve
Me anë të një postimi në rrjetjn social Facebook kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit për rritjen e çmimeve të shportës, ku Shqipëria renditet e tret. Basha shprehet se sipas EUROSTAT vendi ynë ka rritjen më të madhe të çmimeve në Europë.
Gjithashtu kryetari i opozitës ka thënë se durimit i ka ardhur fundit dhe se premton se kur PD të jetë në pushtet çmimet do të ulen.
Postimi i plotë:
Shqipëria renditet e 3-ta në Europë për rritjen e çmimeve të shportës bazë ushqimore. Të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregojnë se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë! Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë. Durimit i ka ardhur fundi!
Ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin, dhe do të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit, në vend të një qeverie që kujdeset për veten dhe klientët e saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



