E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Basha duhet të ulet në tryezë me Ramën”
Lajme

“Basha duhet të ulet në tryezë me Ramën”

“Nuk ka asgjë të keqe që liderët politikë të ulen në tryezë bisedimi për të mirën e vendit”, kështu u shpreh ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.

Bregu tha se është e domosdoshme një pakt kombëtar për integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane, dhe se nuk ka asgjë të keqe që Lulzim Basha dhe Edi Rama, së bashku me Presidentin e Republikës Ilir Meta të ulen dhe të gjejnë gjuhën e përbashkët për të mirën e Shqipërisë.

Më tej teksa komentoi thirrjen e Ramës drejtuar Bashës, për krijimin e një pakti kombëtar, tha se kishte qenë ajo e para që ka kërkuar diçka të tillë. Ish-deputetja e PD-së tha se “Politikanët të gjithë ulen bashkë në Parlament, për se të mos fillojnë që në seancën e ardhshme që të mund të kontribuojnë për Shqipërinë në Evropë?”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.