E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Dy të tretat e ministrave të kabinetit ‘Rama’ nuk e justifikojnë pasurinë!
Publik News

Basha: Dy të tretat e ministrave të kabinetit ‘Rama’ nuk e justifikojnë pasurinë!

Dy të tretat e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë! Këtë ka nxjerrë në pah sot, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në video-denoncimin e tij të radhës në Instragram, kur kanë mbetur vetëm edhe 2 ditë deri në zgjedhjet e 25 prillit.

“Në 2013, – kujton Basha, –  Rama premtoi “përmirësim dhe rritje e efikasitetit të sistemit të kontrollit dhe verifikimit për deklarimin e pasurisë dhe parandalimin e konfliktit të interesave në lidhje me ministrat, deputetët, gjyqtarët,  prokurorët dhe zyrtarët e lartë të shtetit. A e mbajti këtë zotim? Përgjigja: Jo! 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” nuk e justifikojnë pasurinë,”- nënvizon  Basha.

Në vazhdim, ai sjell faktet e gazetarëve investigativë të “Reporter”, botuar më 10 janar 2021 me titullin: “Testi i pasurisë, ngel 2/3 e ministrave të kabinetit “Rama” – dhe mbyll shënimin e tij kreu i opozitës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.