Basha : Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet këto 7 vjet, vaksina më e mirë është largimi i Ramës
Pasi kryeministri Edi Rama ditën e sotme dha lajmin e madh se Shqipëria ka arritur marrëveshjen me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19, ka ardhur edhe reagimi tjetër nga kryedemokrati Basha.
Ai shkruan se edhe me vaksinat do të jetë e njëjta histori si me dështimet e qeverisë në këto 7 vjet, ndërsa e akuzon Ramën se shtoi papunësinë dhe shkatërroi ekonominë.
Sipas tij, vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës, pasi vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës.
“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, shkruan Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



