E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha:  Edi Rama imponoi për  Shkodrën,  një kryebashkiak trafikant
Politikë

Basha: Edi Rama imponoi për Shkodrën, një kryebashkiak trafikant

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat nga selia blu, ku ka folur për rastin e Valdrin Pjetrit.

Në fillim të fjalës së tij, Basha u shpreh se pasi Rama e shiti Valdrinin, tani ka lëshuar gazetarët e analistët e tij ta sulmojnë, pikërisht ata njerëz që e mbrojtjen dhe trumbetuan prej muajsh.

Kreu i demokrateve theksoi nga nje deklarate ne seline blu para pak se Rama e provokoi Shkodren me nje “2 prill” te dyte.

“Sot befas kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denje per Shkodren. Propaganda e Ramës po përpiqet ta trajtojë si problem individual. I padenjë për Shkodrën e Shqipërinë eshtë Rama. Ai që po përpiqet tja hedhë Shkodrës e gjithë Shqirërisë është Rama.

Valdrinin e coi në Shkodër Rama, duke e ditur mirë se kush ishte ai dhe vëllai i tij me të cilët bashkarisht inaguruan hotelin e drogës në Tiranë, me qëllim të garantonte grafikun e drogës dhe qënieve njerëzore në rrugët që kalon përmes Shkodrës mbështetur përmes klaneve mafioze.

Për Valdrinin Rama ishte i gatshëm ta conte Shkodren në përplasje civile, Rama e provokoi Shkodrën me një 2 prill të dytë.

E dinte mirë kush ishte Vladrini por i duhej në Shkodër sic jua tha mer zë e figurë pak javë më parë si kryetar bashkie e si kryetari politik. Kjo i dështoi dhe e tani po përpiqet me shpejtësi të lajë duart.

Në të vërtetë Valdrin Pjetri do të ishte relativisht i parëndësishëm nëse e verteta do të ishte si thotë Rama dhe mercenarët e tij, por e vëretat ështeë ndryshe”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.