Basha: Është një rrugëtim i vështirë, por po e kryejmë përgjegjësi
Basha: Jemi këtu të gjithë bashkë dhe jam mes jush sepse ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, t’i japim bashkë fund tranzicionit dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe evropiane të Shqipërisë, që më të mirët, më të ndershmit të marrin në dorë fatet e vendit. Shqipëria ka nevojë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor. Ne sot duhet të mbrojmë dhe të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme si shqiptarë. Ta ndalojmë këtë varfërim, këtë zbrazje. Nënat dhe motrat tona nuk duhet të kërrusen më nga pllakosja që sjell braktisja.
Ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën në zemrat e bashkatdhetarëve tanë. Është një rrugëtim i vështirë që ne po e kryejmë me përgjegjësi. Ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një sakrificë për kombin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



