E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Falenderim për ShBA që po blen 30 mijë teste
Publik News

Basha: Falenderim për ShBA që po blen 30 mijë teste

Në ditën botërore të Shëndetit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë personelin shëndetësor që prej 1 muaji përballen me pandeminë e Covid-19.

Në mesazhin e tij, Basha shpreh falenderime të veçanta dhe për SHBA-në, që po blen 30 mijë teste për Shqipërinë.

Mesazhi i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Sot në #WorldHealthDay mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID 19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë.

Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, paisje, mbështetje.

Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do ti mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë.

Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin.

#ditemetemira

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.