E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Ftesa e Ramës, një hile për tu hedhur hi syve shqiptarëve
Lajme

Basha: Ftesa e Ramës, një hile për tu hedhur hi syve shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, njëherësh lider i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në studion e emisionit “Opinion” ka komentuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm me vetëm votat e maxhorancës dhe ftesën që kryeministri Edi Rama i bëri për një zgjedhje me konsensus.

“Ftesa e Ramës një hile e Edi Ramës, që me futjen e opozitës në këtë lojë të mund ta bënte të pranueshme për opinionin publik, dhe të ishte i lirë të kapte drejtësinë”, – tha ndër të tjera Basha.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama e kishte vendosur kandidatin kundër kushtetutës dhe ligjit të vendit.

“Kryeprokurori duhet të zgjidhet si një njeri që ka kaluar vetingun, të zgjidhet me 84 vota dhe të dalë nga KLP, gjë që nuk ka ndodhur”, – tha kryedemokrati, teksa shtoi se për Edi Ramën është jetike kapja e Kryeprokurorit. Ai tha Basha është vetë kryeprokuror, “sepse do të fshehë lidhjet e tij me krimin dhe me politikanët e korruptuar afër tij”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.