Basha fton opozitarët në mbrojtje të Teatrit Kombëtar
Kreu i PD Lulzim Basha është nisur me urgjencë drejt Teatrit Kombëtar. Në celularët e demokratëve ka mbërritur një SMS e papritur që ju kërkon të mblidhen menjëherë.
Sekretari Organizativ i PD kërkon që të gjitha struktuarat e larta të partisë të mblidhen me urgjencë te sheshi përpara Teatrit Kombëtar. Përmbajtja e mesazhit, si më poshtë:
“Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar! Me porosi të Krytarit duhet të merrni masa për të ardhur tek Teatri tani. Aleanca ka bërë thirrje për Kshtetje. Kryetari Basha është nisur për tek Teatri”, thuhet në mesazh.
Nuk dihet saktësisht se çfarë po ndodh te Teatri Kombëtar por pak më parë aty ka mbërritur papritur dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë të tjerë. Ndërkohë, mbrëmjen e sotme aktivistët kanë kërkuar prezencën e sa më shumë qytetarëve sepse sipas tyre fadromat e IKMT do të zbarkojnë sonte atje për të shembur godinën e TK.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



